Categories Lajme

Ku çalon arsimi i lartë? Vetëm 1/3 e studentëve gjejnë punë, shpenzimet e qeverisë për student, 5.2 dollarë

Për ata me arsim të lartë të cilët punësohen pasi dalin nga bankat e shkollës, Shqipëria është një ndër vendet më të këqija në botë; renditet në vendin e 113-të në botë ndër 136 shtete të ndryshme. Kjo renditje vjen nga raporti global i dijes, i cili mban firmën e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), e që na rendiste në vendin e 67-të në botë. Renditja mjaft e dobët vjen kryesisht si pasojë e indikatorit që i referohet arsimit të lartë, ku ne renditemi të 83-tët në botë. Ky indikator është i ndarë në dhjetëra nën-indikatorë të tjerë, pjesa më e madhe prej të cilëve tregojnë një situatë alarmante.

Norma e të punësuarve pas arsimit të lartë, sipas këtij raporti fiksohet në vetëm 32%, pra 1/3 e të diplomuarve, duke na renditur në fund të globit. Në fund të tabelës, të 122-tët në botë ndër 136 vende, jemi edhe në drejtim të të papunëve me arsim të avancuar.

Norma e të papunëve me arsim të avancuar vlerësohet në rreth 37%. Një tjetër indikator negativ është ai i shpenzimeve të qeverisë për student, vetëm 5.2 dollarë për frymë të shprehur në PPP, e ku renditemi të 98-tët në botë. Po ashtu, edhe në drejtim të universiteteve të renditura ndërkombëtarisht, zero të tilla, jemi ndër vendet e fundit në botë. /Scan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME