Categories Lajme

Çfarë po ndodh me Euron? Stabilizohet në kuotën e…

Euro stabilizohet në kuotën e 125 lekëve. Duket se ky do të ketë kursi i ri i këmbimit të valutës së fortë me lekun, për të cilin ka folur më herët edhe Banka e Shqipërisë.

Sipas kursit të autoritetit mbikëqyrës bankar, kjo javë u mbyll me një euro në kuotën e 125.1 lekëve, me një rënie të lehtë prej 0.2% kundrejt të hënës.

Monedha e përbashkët europiane ka qëndruar mbi nivelin e 125 lekëve që prej mesit të muajit mars, duke dhënë kështu shenjat e një stabilizimi.

Kundrejt një viti më parë, euro ka humbur mbi 4 lekë në tregun tonë valutor, ekuivalent me 3.3%. Një zhvlerësim që nisi shumë më herët dhe që ekspertët ia faturuar ofertës së lartë në treg të euros, për shkak edhe të burimeve informale.

Nga një euro e dobët përfitojnë të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë.

Përfitojnë importuesit dhe tregtarët, që i blejnë më lirë mallrat e produktet, si dhe qeveria që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm. Me humbje dalin mijëra familje që jetojnë me paratë e emigrantëve dhe eksportuesit, që aktivitetin e kryejnë në këtë monedhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME