Categories Lajme

Çfarë po ndodh në Zvicër? Klubet e natës shkaktojnë boom rastesh të reja, paralajmërimi i autoriteteve

Një shpërthim i rasteve të reja në klubet e natës nëpër Zvicër kanë hedhur dyshime të mëdha nëse ishte vendim i duhur, rikthimi i jetës së natës. Autoritetet e kantonit të Zyrihut kanë njoftuar se shumë raste me COVID-19 ishin identifikuar në bare dhe klube të natës në të gjithë kantonin ditëve të fundit. Të dielën, autoritetet zvicerane njoftuan mbylljen e përkohshme të klubit ‘Flamingo’ të Cyrihut, pasi nga ky klub dolën pozitiv disa persona dhe u kërkua që të karantinoren 300 të tjerë, njofton albinfo.ch.

Të mërkurën u raportua për shpërthime të tjerat infeksionit në bare dhe klube të natës. Personat që morën pjesë në “Klazen Plaza” të Cyrihut më 26 qershor mund të jenë raste kontakti të një personi të infektuar me COVID-19.

Të pranishmëve në Terminus në Olten, Solothurn u është kërkuar të karantinës pasi u konfirmua një rast i koronavirusit, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch. Dy shpërthime të reja u zbuluan edhe në Zyrih dhe në kantonin fqinj Aargau. Drejtoresha e shëndetit në Cyrih, Natalie Rickli (SVP) paralajmëroi se nëse klubet e natës nuk respektojnë rregullat, do të mbyllen. Numri i infeksioneve të zbuluara rishtazi në Zvicër, ka qenë në rritje ditët e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME