Categories Lajme

Kartoni i diplomës/ Dhori Kule i kthen përgjigje studentëve, i dërgon zarfin me lista rektorit Koni

Dekani e Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule ka folur para studentëve që kanë shkuar pranë ambienteve të Universitetit për të kërkuar kartonat e diplomave. Në takimin me ta, Dhori Kule tha se do ti marrin, por nuk dha një datë të caktuar se kur do të ndodhë.

Në fjalën e tij para mediave, i dha mesazhin se nuk duhet të bëjnë asnjëherë kompromis me shkeljen e ligjit se më pas bëhen robër të shkeljeve. “Të drejtën që u është cënuar me të drejtë. Kartonat e diplomave patjetër që do ti merrni, por në jetë meqë do jeni menaxherë burimesh, asnjëherë mos bëni kompromis për shkeljen e ligjit. Ju bën rob të shkeljeve dhe nuk e ndalni dot. Jam përpjekur mes të tjerave për ta dhënë dhe këtë mesazh. Jemi në fazën që presim maturantët.

Asnjëherë mos bëni kompromis me të keqen, kështu që faleminderit ju që jeni konseguentë. Ju që keni mbaruar dhe ata që janë studentë, sërish nëpërmjet këtij mesazhi, do u japim atë të drejtë. Studentët tanë i kërkojnë të gjitha vendet e punës”, tha Kule. Në përfundim, Kule lexoi mesazhin që i ka dërguar rektorit Mynyr Koni dhe përgatiti një tjetër shkresë duke i dërguar sërish listat, për të cilat thotë se i disponon që me 25 shkurt.

“Ju e dini që 90 prej tyre i kam firmosur tek listat. Kjo situatë në mes të firmosjes së disave jot ë gjithave është anormale, por jo e pazgjidhshme. Çfarë do bëjmë me listat? Unë kam me vete të gjitha listat për 1034 studentë. Do lexoj shkresën që i kam bërë rektorit Mynyr Koni. Rikërkoj në mënyrë urgjente të nënshkruani diplomat për studentët. Ju vë në dukje se asnjë justifikim nuk ju legjitimon të mos përmbushni detyrimin ligjor ndaj studentëve. Kjo është më tepër alibi për opinionin publik pasi listat i dispononi që me  25 shkurt”, tha Kule.(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME