Categories Lajme

Çfarë po ndodh? Nis zbrazja e Sanatoriumit, gazetari: Infektivi plot

Duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme ka nisur zbrazja e Sanatoriumit dhe kthimit i ‘Shefqet Ndroqit’ në spital COVID, për të dytën herë nga 9 marsi. Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, një ditë më pas nisi zbatimi i këtij vendimi dhe më pas zbrazja e spitalit nga pacientët. Siç u tha edhe më herët, ata do të dërgoheshin për trajtim në spitalin COVID 3 në ish-Kirurgjitë e vjetra, të cilat u investuan nga shteti për t’u bërë spital COVID 3. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për ‘News24’ nga QSUT se ndryshe nga sa deklaroi ministrja e Shëndetësisë, COVID 3, nuk është hapur por vijon që të qëndrojë u mbyllur.

Gazetari tha se një pjesë e pacientëve te Sanatoriumit, konkretisht 14 që janë në gjendje të rënduar, janë shtuar për momentin në repartin e Mjekësisë Interne, mbi Urgjencën qendrore, që ndodhet në katin e 2, në QSUT. Ndërkohë të sëmurët e tjerë, rreth 50 pacientë, kanë qenë në gjendje më të mirë shëndetësore, dhe janë dërguar në shtëpi ku do të trajtohen prej aty me medikamente. Por nga ana tjetër, gazetari raportoi se në Sanatorium, edhe pse i zbrazur thuajse i tëri nga të sëmurët kronikë, nuk ka filluar ende me shtrimin e personave të prekur nga COVID, të cilët edhe gjatë ditës së sotme janë referuar në spitalin infektiv.

Paradoksalisht, në Urgjencën e Infektivit ndodhen një numër i madh personash të diagnostikuar me COVID, edhe nga tamponi dhe skaneri, që presin të shtrohen në Sanatorium. Burime nga Sanatoriumi bëjnë me dije se kapacitetet në Infektiv janë ezauruar dhe se atyre iu është komunikuar që mos të sjellin më pacientë në Infektiv. Kujtojmë se ditën e sotme në vendin tonë u regjistruan 96 raste të reja me COVID, ndërsa 2 persona ndërruan jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME