Categories Lifestyle

Çfarë po ndodh? Pse të rinjtë e sotëm nuk janë të lumtur?

Çdo ditë e më shumë të rriturit e rinj dhe adoleshentët po janë të palumtur, në depresion dhe të pikëlluar – ky është alarmi që kanë ngritur shumë anketa, të realizuara vitet e fundit.

Sipas të dhënave të fundit, ka një rënie drastike në disponimin dhe psikologjinë e të rinjve të kohës së sotme. Ne sot vendosëm të zhytemi në këto statistika dhe të shohim se ku është problemi. JM Twenge, nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin San Diego, bashkë me kolegët e saj, studiuan me kujdes dhe analizuan të dhëna nga Anketa Kombëtare dhe gjetën të dhëna trishtuese: Ka një rritje prej 52% në çrregullimet e disponimit, mendimeve depresive dhe tendencës për të kryer vetëvrasje në mesin e adoleshentëve (prej 12 deri 17 vjeç)

Dhe një 63% rritje në mesin e të rriturve të rinj (prej 18 deri 25 vjeç)

Për fat të mirë, njerëzit mbi 26 vjeç nuk kanë të bëjnë me këto të dhëna.

Por, kush ka faj?

JM Twenge dhe kolegët e saj thonë se fajin e kanë dy faktorë modern:

Rritja e komunikimit elektronik

Mungesa e gjumit

Rrjetet sociale, mesengjerët e ndryshëm dhe gjërat e tjera që i atribuohen botës digjitale, ndikojnë në njerëz më shumë se që mund të mendojmë ne.

Sasia e komunikimit real duket se ka arritur minimumin e tij, fëmijët kalojnë gjithë kohën e tyre duke shkruar në telefon me shokët ose duke shikuar video në YouTube. Edhe përmbajtja që ata shikojnë mund të jetë arsyeja për çrregullimin e disponimit të tyre dhe ndjenjës së palumturisë. Pasi që koha e kaluar online fluturon shumë shpejt, bëhet më e vështirë t’i lësh pajisjet me një anë dhe të flesh me kohë.

Si rezultat i kësaj, adoleshentët kanë filluar të flenë më pak në mënyrë që “të mos iu shpëtojë diçka e rëndësishme” online. Megjithatë, dihet se një gjumë i mirë ndihmon trupin të rimbushet, duke i dhënë atij fuqinë që të kryejë detyrat intelektuale më mirë – si dhe të ndjehet më mirë në përgjithësi.

Si mund të dalim nga kjo situatë?

Prindërit duhet ta shkurtojnë kohën e fëmijëve të tyre në internet, ose madje, të përpiqen t’i mbajnë ata larg pajisjeve elektronike. Të përdorësh një Orë të Mençur mund të jetë një mundësi e mirë për të parë gjithmonë se ku ndodhet fëmija juaj.

Duke monitoruar aktivitetet e fëmijëve tanë në ueb dhe kohën që ata kalojnë online, mund të ndihmojmë shëndetin tonë mendor dhe të tyre. Gjithashtu, ka shumë aplikacione që mund t’iu ndihmojnë prindërve me këtë. Për më tepër, prindërit do të duhej që gjithmonë të jenë në dijeni se çfarë shikojnë fëmijët e tyre online, dhe ndoshta shpesh t’i mbështesin dhe të ofrojnë përkrahje kur ata kanë nevojë, qoftë edhe vetëm për një emision online që janë duke e shikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME