Categories Lajme

Çfarë pritet të ndodh nga e diela? Flet Rama: Ja 4 akset nacionale ku do të ndalohet qarkullimi rrugor

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se 4 akse nacionale, Fier- Vlorë, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë dhe Elbasan- Korçë nuk do të ketë qarkullim të autobusave dhe automjeteve private.

Këto 4 akse janë nyje të lidhjes mes jugut dhe veriut duke evituar Durrësit dhe Tiranën por edhe këto nga dita e dielë në orën 06:00 të mëngjesit do të jenë plotësisht të ndaluara për automjetet private dhe autobusat teksa do të lejohen vetëm ato për mallra si dhe kategoritë e lejuara si në rastin për Tiranën apo Durrësin.

”Kudo do të mbyllen po njësoj të gjitha lokalet dhe mjediset e mbyllura sipas kategorive në Tiranë dhe Durrës. Nga dita e dielë do të ndalohen jo vetëm qarkullimi brenda por edhe nacionale Fier- Vlore, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë.
Do të ndalohet edhe qarkullimi i Elbasanit Korçën. Nëse do të këputen lidhjet me autobuzët apo automjetet private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara si në Tiranë- Durrës.

Autobuzë të akredituar nga Policia e Shtetit, mjetet e punonjësve të tyre, po ashtu ata të administratës dhe s’mund të kryejnë punën nga interneti të pajisen me kartelën identifikuese që të qarkullojnë me automjet privat.

Kemi punuar gjatë pasdites për aktin normativ të sanksioneve për të gjitha veprimtaritë e ndaluara, njëmijë herë ndjesë por po ju informoj se sanksionet do të jenë të ashpra dhe për mjediset me ajër të kondicionuar dhe që mbledhin për spektakle të formateve të shumta janë aleat i armikut të padukshëm.
Të evitojnë ajrin e kondicionuar sepse ndohmon përhapjen e virusit. Hapja e dritareve sa më shumë gjatë ditës ndihmon në mbrojtjen prej tij.

Asgjë tjetër s’bëjmë sot dhe s’na falet të bëjmë në këtë të keqe të madhe që na zuri. Le të nxjerrim më të mirën nga vetja për të ndihmuar njëri- tjetrin. Le të gjejmë të mirat jo të vogla brenda kësaj të keqeje të mëdha.”- deklaroi Rama./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME