Categories Sport

Champions League/ Barcelona luan sonte shanset e fundit, Juvja kërkon fitoren e tretë

Champions League vijon me mbrëmjen e dytë të ndeshjeve të treta në grupe. Gjithçka do të nisë nga “Camp Nou”, atje ku Barcelona do të kërkojë 3 piket e para për të qëndruar ende në garë për kualifikim, çdo rezultat tjetër thuajse e skualifikon. Në orën 21:00 ndeshja më interesante mund të cilësohet ajo mes Manchester United dhe Atalantës. Djajtë e Kuq kanë 3 pikë, ndërkohë që bergamaskët 4. Sfida e mbrëmjes së sotme dhe ajo e kthimit do të përcaktojnë shumë për kualifikimin dhe vendin e parë, pasi vështirë se Young Boys dhe Villareal të bëjnë shumë surpriza.

Bayerni do të ketë një transfertë aspak të thjeshtë ndaj Benficës. Ekipi portugez ka 4 pikë dhe ka shpresa për kualifikim, një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme do i shtonte akoma më shumë. Juventus ndërkohë do të jetë i impenjuar në transfertën ndaj Zenit. Skuadra bardhezi kërkon fitoren e tretë pas tri ndeshjeve të para për të hipotekuar dhe kualifikimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME