Categories Sport

Champions League/ Bayern likuidon Lyonin, në finale ndaj PSG

Për herë të parë në historinë e Champions League do të kemi një finale mes Bayern Mynihut dhe PSG-së. Këta të fundit e siguruan mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjermanët mundën sonte pa shumë vuajtje Olimpik Lyonin (0-3), falë golave të Gnabrit në pjesën e parë dhe një rrjete në fund të Lewandowskit.

Gnabri shënoi dy herë në minutat 18′ dhe 33′ dhe kaq i mjaftoi kampionëve të Gjermanisë për të vazhduar objektivin e tyre sezonal, tripletën. Pjesa e parë foli e gjitha për skuadrën e Hansi Flik, ndërsa në fraksionin e dytë francezët u munduan të reagojnë, por pa rezultat.

Shifrat 0-2 vazhduan deri afër fundit të sfidës (88′) kur Levandovski vendosi emrin e tij në listën e golashënuesve dhe fiksoi rezultatin në 0-3. Kështu, Bayern shkon në delir sepse arrin të prekë finalen, pas një sezoni të çuditshëm, ku ndërruan trajner dhe u detyruan të ndalen prej pandemisë, por më pas shpërthyen duke dalë në versionin e tyre më të mirë.

Bayern Mynih-Olimpik Lyon 3-0
Gnabri 18’ 33’, Lewandowski 88′

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME