Categories Lajme

Çifti shkodran për pronat – Gruaja: Ja more tokat fëmijëve të tu për vëllain!

Pronat duket se vijojnë të jenë burim konflikti në shumë familje shqiptare. Këtë të diel, në rubrikën “Shihemi në gjyq” ishin bashkëshortët nga Shkodra, Suzana dhe Gasper Rrotaj.

Shkaku ishte një konflikt disa vjeçar mes tyre i nisur nga një pronë, që sipas zonjës Suzana, bashkëshorti ia kishte dhuruar fshehurazi vëllait të tij, duke lënë kështu familjen pa pasuri.

Suzana dyshon se bashkëshorti ka bashkëpunuar me familjen e tij dhe fshehurazi ka firmosur për të hequr dorë nga prona, duke ia dhuruar kështu vëllait. Por zoti Gasper e mohon këtë në mënyrë kategorike, ndonëse kundër fjalës së tij janë dokumentet zyrtare, në të cilat rezulton firma e zotërisë, e dhënë para noteres.

“Që prej 2014-ës në shtëpinë tonë ka vetëm shamatë. Ka hedhur firmë që nuk dua tokë, ku do shkoj unë me 6 frymë“, tregon zonja Suzana. Por reagimi i bashkëshortit të saj është i menjëhershëm. Prerazi ai thotë: “Kush është ai familjarë që do me heq dorë nga pasuria?”

“Unë nuk kam qenë prezent, të betohem ajo firmë nuk është e imja. Nëse unë kam hedhur firmë, që në këtë moment unë me bashkëshorten time nuk kam më punë”, thotë Zoti Gasper.

Zonja Çobani sqaroi se nga kërkimi që kishte bërë rezultonte vërtetë se vëllezërit dhe motrat kishin hequr dorë nga e drejta e pronësisë, për njërën nga pronat e përfituara. “Pra, sqaroi Zonja Çobani, keni disa prona në aktin e marrjes së pronës, por këtu flitet vetëm për njërën që ju keni hequr dorë dhe për të cilën Gjergji (vëllai) thotë: Zonjë, nuk e donte Gasperi këtë, po kërkonte të merrte tek pronat e tjera të gjyshit, ka bërë ndërrimin me kushëririn”.

Çobani tregoi më tej se kjo pronë është shitur.

“Kemi edhe një kontratë shitje. Gjergji dhe bashkëshortja e tij ia kanë shitur Simon Hasanit, pra sot nuk është pronar as Gjergji. Por çfarë rezulton më vonë?”, tha Çobani.

Gjatë seancës u zbulua gjithashtu se Gasperi kishte bërë një kallëzim për vëllain e tij, për falsifikim të firmës. Por për një arsye apo një tjetër, ai nuk kishte shkuar kurrë të merrte vendimin e organit të akuzës.

Çfarë zbuloi eksperti i prokurorisë? Organi i akuzës kishte dalë në një vendim, që në mënyrë ironike, vërtetonte pretendimin e zotit Gasper, që firma e tij ishte e falsifikuar dhe se në të vërtetë nuk kishte hequr dorë asnjëherë nga prona. Por këtë zoti Gasper nuk e kishte marrë vesh kurrë, sepse nuk ishte rikthyer në Prokurori për t’u interesuar për kallëzimin e bërë nga vetë ai.

“Ju i jeni drejtuar prokurorisë me një kallëzim penal kundër vëllait me pretendimin se është falsifikuar firma. Eksperti i prokurorisë ka dalë në konkluzionin se nënshkrimi është i Gjergji Rrotaj, e ka thënë Prokuroria e Shkodrës”, sqaroi Çobani.

Pra, eksperti ka zbuluar se vërtetë firma ishte e falsifikuar. Megjithatë më pas prokuroria kishte vendosur pushim të çështjes, sepse kishin kaluar afatet.

“Domethënë, këtu janë gjetur dy vepra penale, falsifikim firme dhe shpërdorim detyre (nga noterja) dhe kemi një pushim të veprës penale, për shkak të vonesës në kohë. Sepse mos harroni që dokumenti është hartuar në 2002-in, kallëzimi është bërë në 2014-n. Por sërish prokuroria lë mënjanë faktin se ky dokument, është akoma në vazhdimësi në fuqi. Pra nuk është shfuqizuar, sepse Gjergji thotë se zonjë unë jam pronar dhe e ka shitur atë pronë. Pra ky dokument është akoma dhe ekziston. Pra prokuroria nuk mund të thotë pushim çështjeje, duhet të vazhdonte hetimin e çështjes, vazhdimin për gjykim dhe deri në dënimin e përfundimtar të atij që falsifikoi dhe të asaj që shpërdoroi detyrën”, sqaroi Çobani.

Juristja Çobani tha më tej se duke qenë se “nënshkrimi i zoti Gasper, në aktin e heqjes dorë nga pronësia është haptazi i falsifikuar, i provuar nga eksperti, ky akt është absolutisht i pavlefshëm, për pjesën që disponohet e pronës të zotit Gasper Rrotaj. Njëkohësisht edhe kontrata e shitjes është i pavlefshëm, për pjesën që i takon Gasperit”. /tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME