Categories Teknologji

Cila lloj gome është më e mira për sezonin dimëror?

Po afrohet 15 nëntori që do të thotë një ndërrim në gomat e dimrit. Auto Express ka bërë testimin e gomave më të mira të dimrit për sezonin e ardhshëm. Disa teste të pikave të forta dhe të dobëta kanë gjetur në dhjetë goma dimri nga po aq prodhues të ndryshëm në dimensionin 225/45 R17:

Toyo Snowprox S954

Hankook i*cept RS2

Nokian WR Snowproof

Vredestein Wintrac Pro

Falken Eurowinter HS01

Pirelli Winter Sottozero 3

Dunlop Winter Sport 5

Michelin Alpin 6

Continental WinterContact TS 860

Goodyear UltraGrip Performance+ Michelin përfundoi i treti pas fituesit të vitit të kaluar Continental, me Goodyear UltraGrip Performance + duke marrë titullin goma më e mirë e dimrit për sezonin 2019/2020. Goodyear ka performuar në mënyrë mbresëlënëse në prova, e cila është e sigurt se do të marrë vëmendjen e shoferëve që i japin përparësi sigurisë.

Continental mund të ketë humbur “kurorën”, por gjithsesi ka gomë kulmore për sezonin dimëror, ndërsa Michelin ka provuar të jetë jashtëzakonisht i fuqishëm në kushte të lagështa të drejtimit, të cilat janë më të përhapura në pjesën më të madhe të Evropës gjatë dimrit. Aduti i Dunlop janë kryesisht zhurma e ulët dhe ekonomia e karburantit, ndërsa Vredstein mbeti në mes të tabelës për shkak të performancës më të ulët në borë dhe anës ekonomike, transmeton KosovaPress.

Nokian qëndron me një çmim tërheqës, por i mungon performanca më e mirë e ekuilibruar, ndërsa Pirelli, me gjithë stabilitetin në kushtet e dimrit, do të duhet të zhvillojë një gomë më moderne, pasi Winter Sottozero 3 ka dalë në treg që nga viti 2013. Në fund janë Hankook, i cili gjithashtu synon kryesisht shiun sesa borën, ndërsa i fundit në provë ishte Toyo, megjithëse gradualisht po përparon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME