Categories Lajme

Covid 19 i merr jetën ish-kryebashkiakut

Ka ndërruar jetë sot në moshën 75-vjeçare ish-Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Selim Veizi. Veizi ishte infektuar me Covid 19 dhe prej disa ditësh ishte në luftë për jetën, të cilën fatkeqësisht e humbi.

Selim Veizi ka qenë Kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të sistemit komunist, dhe shpeshherë është bërë pjesë e ngjarjeve në jetën publike të qytetit. Ai  e ka drejtuar qytetin e Kavajës nga viti 1992 deri në vitin 1996.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 612, ndërkohë që numri i personave që kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së testimeve është 27 mijë e 233.

Sa i takon javëve të fundit, shifrat vijojnë që të jenë në rritje, edhe pse qeveria është përpjekur të ndërmarrë disa masa shtrënguese si mbajtja e detyrueshme e maskës në çdo ambient, apo kufizimi i lëvizjes pas orës 22;00 të mbrëmjes.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME