Categories Lajme

Gjirokastër, ja sa ditë presin për përgjigje 200 qytetarë

Edhe pse Gjirokastra është shndërruar në një zonë të nxehtë të përhapjes së Covid, e klasifikuar me ngjyrën e kuqe nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, vonesa e përgjigjeve të testimeve vijon të mbetet në fuqi në këtë qytet.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se në këtë qytet nuk kanë ardhur përgjigjet e tamponëve duke nisur që nga data 11 e këtij muaji, ndërkohë që janë rreth 200 qytetarë që kanë mbetur pa përgjigje. Mes mostrave që janë marrë janë dhe ato të vetë bluzave të bardha, mësuesve, efektivëve të Policisë apo punonjësve të tjerë në administratë.

Kjo vonesë e bën të pamundur gjurmimin e kontakteve apo parandalimin e përhapjes së covid 19. Në një dalje për mediat gjatë ditës së sotme, ministrja e shëndetëisë Ogerta Manastirliu e pranoi se vonesat janë të pranishme, por sipas saj kjo është normale duke iu referuar kapaciteteve që ka në dispozicion vendi ynë. Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 612, ndërkohë që numri i personave që kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së testimeve është 27 mijë e 233.

Sa i takon javëve të fundit, shifrat vijojnë që të jenë në rritje, edhe pse qeveria është përpjekur të ndërmarrë disa masa shtrënguese si mbajtja e detyrueshme e maskës në çdo ambient, apo kufizimi i lëvizjes pas orës 22;00 të mbrëmjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME