Categories Covid-19

Covid 19 shfaq pasoja te gazetari, Artan Hoxha zbulon detajin e rëndë: Personi me të cilin isha në spital

Gazetari Artan Hoxha është shfaqur për herë të parë në ekran, pasi luftoi për ditë të tëra me Covid19, ku si pasojë e simptomave të rënda, u shtrua dhe në spital. Gjatë qendrimit në studio Hoxha vërehej të kishte probleme të herëpashershme me frymëmarrjen, e cila duket se ka qenë një nga pasojat që i ka lënë Covid, së bashku me djersitjen. Sipas tij gjendja në spitale tona është e rëndë, shpëtimi dhe ndihma e vetme në këto ditë është mjeku i familjes, ndërsa ka theksuar se kapja në kohë e sëmundjes është e rëndësishme. Ao ka treguar se një nga personat me të cilët ka qendruar në spital ka humbur jetën, edhe pse fillimisht ishte negativizuar nga Covid.

 “Nga statistikat zyrtare thuhet se janë mbi 35 mijë të infektuar por mjekët thonë se është më i madh gjatë këtyre 8 muajve kur pandemia u shfaq në venin tonë kisha dëgjuar e parë duket pak qesharake se çfarë transmetohet në media shikon mazhorancën dhe opozitën që përplasen por vetëm kur të bie e keqja e kupton sesa e rreme është ajo që ti shef. Një nga personat që unë kam qëndruar në spital ka humbur jetën sot ai e kaloi Covid u negativizua por nuk i mbijetoi pasojave që i la pas sëmundja.

Në momentin që konstatova që kisha shenjat e Covid dhe për shkak të punës dhe të njohjes unë kam kontakte me mjekët më të mirë që ka vendi, por kuptova se në momentin e parë ato nuk mund të ofronin ndihmë pasi duke qenë se janë të përfshirë në detyrën që bëjnë dhe propagandën e qeverisë nuk të ofrojnë shërbimin. Unë u lidha me një mjek familje dhe me një tjetër mjek i cili po kalonte Covid.

Paniku është problemi më i madh i sëmundjes së Covid. Komunikimi me mjekun e familjes ishte ai që kam ndjek hapa pas hapi, unë tamponin e kam bërë në një klinikë private ku mora një përgjigje të shpejt dhe kjo bëri që të kem dhe një reagim të shpejtë. Mjeku më tha që të bëja analiza dhe mjekët më pas më kërkuan që të bëja skanerin, dhe pse kisha dëgjuar se bëhet në ditën e 10 por nën presion e bëra por nuk më doli gjë. Unë nuk e di nëse e ka raportuar apo jo tamponin, por mua nuk më ka gjurmuar asnjë person nga pas nëse kam qenë apo jo i infektuar.

Në momentin e parë ti je nën trysni dhe kërkon një zgjidhje që akoma nuk ka një zgjidhje të tillë. Ne kemi propaganduar që duhet ti drejtohemi spitalit dhe urgjencës kombëtare por një gjë e tillë nuk funksionon, përvoja ime tregoi se vetëm me mjekun e familjes ka rezultat dhe funksionon. Një recetë nuk mund të jepet në WhatsApp. Shërbimi spitalor dhe videot propagandistike që ne shohim janë të fundit, sfida është që të mos shkojmë në spital.

U bëj apel mjekëve që të mos e përziejnë punën e tyre me interesat e politikës. Nuk e kam me mjekët irritimin por nga ato duam thjesht shërbimin dhe të vërtetën se cila është rruga që ne duhet të ndjekim.

Në momentin që u përkeqësova atëherë më duhej shërbimi spitalor, por si mund të kërkojë shërbim spitalor kur e shikon gjendjen, dhe ajo që më shkoi janë mendje është të mos shkoja në spitalet Covid dhe trajtimin e kam marrë në një spital Privat, mu rekomanduar që të shkoja jashtë vendit. Ditën e 8 më dha temperaturë të lartë që nuk lëvizte që ndikojë dhe në përkeqësimin e gjendjes. Unë kam qenë në reanimacion unë këmbëngula që të merrja oksigjen, por në krahët e mi ku ndodheshin dhe persona të tjerë, një prej të cilëve nuk ja ka dalë një sfide të tillë. Problemi është sa shpejt kapet sëmundja, sa më shpejt të kapet aq më shpejtë dhe kurohesh”, është shprehur Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME