Categories Sport

Shqipëria fiton 3 vende në renditjen e FIFA-s

Falë sukseseve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria ka arritur të fitojë 3 vende në renditjen e re të FIFA-s për muajin nëntor pasi pozicionohet e 66-ta me 1360 pikë, por pavarsisht kësaj ka mbetur në vazon e 4-t për shortin e kualifikueseve të Botërorit Katar 2022 që do të hidhet në 7 dhjetor në Zurich. Kosova ndërkohë pozicionohet e 117-ta në renditjen e FIFA-s, duke mos ndryshuar asnjë pozicion dhe do të jetë sërish në vazon e 5-të. Belgjika vazhdon të kryesojë renditjen e FIFA-s dhe është në vazon e parë.

TOP 15 – Ka lëvizje edhe në renditjen e skuadrave më të mira të botës. Gjashtë pozicionet e para nuk ndryshojnë, me Belgjikën që renditet në vendin e parë dhe podiumi plotësohet nga Franca dhe Brazili. Anglia, Portugalia dhe Spanja vijnë pas tyre. Argjentina ka ngjitur një shkallë dhe tani është e shtata, duke parakaluar Uruguain. Rënie për Kroacinë që shkon në vendin e 11-të, kurse Meksika (9) dhe Italia (10) janë ngjitur me nga dy vende në renditje. Kolumbia ka pësuar një rënie me 5 shkallë, kurse me nga një pozicion janë përmirësuar Danimarka, Gjermania dhe Holanda. Referuar renditjes së FIFA, 45 anëtarët e tjerë të UEFA-s ndahen në vazo si më poshtë:

VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania; VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda

VAZO 4: Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu

VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova; VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino Në shortin e eliminatoreve të Katar 2022 për zonën europiane që do të hidhet më 7 dhjetor në Zurich, 5 grupe do të jenë me nga 6 skuadra dhe 5 grupe të tjera me nga 5 skuadra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME