Kryeministri Edi Rama informoi sot mbi shpërndarjen e ndihmave që po bëhet si për personat e prekur nga tërmeti që jetojnë në çadra ashtu edhe tek pensionistët e vetmuar dhe familjet më të varfra kudo në Shqipëri.
Kryeministri Rama siguroi qytetarët që nuk do të jenë kurrë vetëm në këtë situatë.
“Mbrëmë në Thumanë. Sot, nën drejtimin e Ministres së Mbrojtjes, vijon shpërndarja çadër më çadër, në zonën e prekur nga tërmeti dhe derë më derë, kudo në Shqipëri tek pensionistët e vetmuar dhe familjet më të varfra”.
Kryeministri kërkoi durim, besim dhe përsëri durim nga qytetarët, në situatën e krijuar nga COVID-19.
