Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujeve, ku babë e birë nga Llapi kanë ndërruar jetë brenda dy ditësh si pasojë e infektimit me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije kryetari në detyrë i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ui cili përmes një postimi në rrjetin social ka ngushëlluar familjen Rrahimi që i ndodhi fatkeqësia. Rudari ndër të tjera në postimin e tij ka apeluar tek qytetarët që të kujdesen sa më shumë për shmangien e daljeve të panevojshme si dhe mbajtjen e higjienës.
Postimi i plotë: Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të familjes Rrahimi nga Podujeva. Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shdërruar në armik vdekjeprurës. Jam me familjen Rrahimi në këto momente të dhimbjes së madhe për humbjen e më të dashurve të tyre. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve. Shfrytëzoj nga rasti dhe u bëj apel të gjithë qytetarëve të Podujevës, t’i përfillin masat mbrojtëse, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga rreziku që paraqet ky virus. Ju lutem shumë mbani maskën, kujdesuni për higjenën dhe shmangni në maksimum daljet e panevojshme.
