Categories Covid-19, Lajme

Covidi i merr jetën në një javë motrës dhe vëllait, u infektuan në mortin e xhaxhait

Covid 19 i ka marrë jetën brenda një jave Adelita Cruz Trevino, 39 vjeç dhe Nicolas Trevino , 35 vjeç, të cilët ishin motër e vëlla, por edhe shokë të ngustë të njëri tjetrit. Ata u testuan pozitiv për Covid në fillim të nëntorit të kaluar, pas një udhëtimi në Kaliforni për të marrë pjesë në funeralin e xhaxhait, tha vëllai i tyre Daniel Trevino per CNN. Adelita ndërroi jetë më 29 Nëntor në spitalin Ascension Borgess, ndërsa vëllai i saj vdiq një javë më vonë në spitalin Spectrum Health. “Unë nuk e uroj këtë për askënd. Motra ime ishte 39 vjeç dhe vëllai im 35. Shumë të rinj. Ata kishin akoma për të jetuar, por fatkeqësisht  jeta e tyre u ndërpre nga virusi”,  tha Trevino.

Adelita kishte të gjitha simptomat e virusit, nga ethet deri te d himbjet e kockave, sipas motrës tjetër Jesusa Vela. Ajo u shtrua në spital ditën që rezultoi pozitive dhe nuk u largua më. Ndërsa vëllai Nicolas u karantinua në shtëpi, por u rikthye në spital një javë më vonë kur gjendja e tij u përkeqësua, tha Vela për CNN. “Ata ishin gjithmonë në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe bënin shumë gjëra së bashku,” shtoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME