Categories Lajme

Gjykata jep masën e sigurisë për 5 policët e arrestuar, nuk i toleron fare

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 5 efektivët e policisë të komisariatit të Maliqit, të akuzuar për veprën p enale shpërdorim detyre pasi kanë favorizuar subjektet për prerje të pyjeve. Është vendosur arrest me b urg për efektivët, Marius Kapllanaj, Fillion Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo dhe Adrian Çekiçi. Për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është dhënë masa pezullim nga detyra pa afat.

Këta persona u arrestuan dhe u pezulluan nga detyra, pas një hetimi të nisur nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku falë përdorimit të metodave speciale të hetimit u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e punonjësve, të cilët dyshohet se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e pòlicisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet pòlicore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME