Categories Lajme

Zbulohet rasti i parë me variantin e ri të COVID në Itali

Në Itali është zbuluar një rast me variantin e ri të COVID që po përhapet në Britani. Një nga mediat e huaja e ka dhënë këtë lajm. Ditën e sotme Irlanda, Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria kanë marrë menjëherë masa, duke ndaluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, teksa të njëjtin vendim po e diskuton edhe Franca. Masat ndryshojnë dhe fillimisht janë përgjithësisht afatshkurtra.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u identifikua për herë të parë në mes të tetorit nga një mostër e marrë në shtator. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock  sot tha se lloji i ri ishte jashtë kontrollit dhe se kishin për ta marrë atë nën kontroll. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se i njëjti mutacion është zbuluar edhe në Hollandë, Danimarkë dhe Australi.

Dr Catherine Smallëood, nga OBSH Evropa, tha që numrat në ato vende ishin të vogla, nëntë në Danimarkë dhe një nga secili në dy kombet e tjera. Por ajo tha se vendet e tjera kishin njoftuar OBSH-në për variante të tjera “që gjithashtu përmbajnë disa nga ndryshimet gjenetike që shihen në variantin e Mbretërisë së Bashkuar”. Varianti i ri në Mbretërinë e Bashkuar është treguar se përhapet më shpejt se virusi origjinal – deri në 70% më shumë i transmetueshëm bazuar në figurat e modelimit- por detajet shkencore mbi ndryshimet gjenetike dhe mënyrën se si ato mund të ndikojnë në sjelljen e Covid-19, mbeten të paqarta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME