Categories Sport

Cristiano Ronaldo mund të përfundojë në gjyq, Juventusi i hap telashe të mëdha

Cristiano Ronaldo nuk i ka punët mirë. Ai mund të dalë para gjykatës italiane për një marrëveshje të fshehtë që ka bërë me klubin e Juventusit. Zyrat e Juventus u bastisën nga policia të premten e kaluar ku u morën si provë kontratat e lojtarëve dhe faturat financiare. Deri më tani rezulton se Juventusi regjistroi në mënyrë të rreme vlerat e transfertave midis 2019 dhe 2021 që të ishin korrekt me Fair Play Financiar. Tani gazeta italiane La Gazzetta dello Sport shkruan se Prokurori Publik i Torinos mund të marrë në pyetje sulmuesin e Manchester United, Ronaldo, si pjesë e hetimit. Supozohet se prokurorët po shqyrtojnë një marrëveshje ‘sekrete’ që Ronaldo arriti me Juventusin gjatë kohës së tij atje, e cila mund të lidhet me shumën e pagës që ai shtyu në kulmin e pandemisë Covid-19 ose pagesën e largimit që mori përpara se të largohej në Old Trafford këtë verë.

Raportet në Itali pretendojnë se ka regjistrime të telefonatave ku drejtorët e Juventusit flasin për një ‘dokument që teorikisht duhej të ekzistonte’ në lidhje me Ronaldon, por hetuesit ende nuk e kanë gjetur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME