Categories Lajme

Lezhë, Hajdutit s’i shkon plani mirë! Shkon për të vjedhur, por përfundon në spital

Një 22-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga policia së fundmi. Mësohet se ka tentuar të vjedhë në shtëpinë e një qytetari, por është dëmtuar gjatë tentativës.

Ai është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por nuk ka ikur dot shumë larg dhe është arrestuar.

Njoftimi i policisë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. Zh., i arrestuar në flagrancë, tentoi të vidhte në një banesë në fshatin Zejmen, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve dhe dokumentimin e plotë të plotë të rasteve të vjedhjeve, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për bashkautorin e tentativës së vjedhjes së banesës se shtetasit Z. Th., më datë 09.11.2021, në Zejmen Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për kapjen dhe ndalimin e tij.

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Lezhë, është autori tjetër i tentativës së vjedhjes në banesën e shtetasit Z. Th.

22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Z. Th. Shtetasi E. H. është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por falë veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja, mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME