Categories Lajme

Çuçi: Emigrantët shqiptarë në Greqi, trajtim të veçantë për lejet e qëndrimit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një vizitë dy ditore në Athinë ku pati takime me tre ministra të kabinetit qeveritar që mbulojnë emigracionin, çështjet e brendshme, qeverisjen lokale dhe policinë.

“Nga ministri për Migracionin dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimi dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit në zyrat e emigracionit këtu në Greqi.

Vendosëm një komunikim direkt për çdo shqetësim të shqiptarëve nëpërmjet ambasadores tonë në Athinë”, u shpreh ministri Çuçi.

Përsa i përket Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, që mbulon edhe çështje të policisë, Çuçi thotë se biseduan për intensifikim të bashkëpunimit policor dhe operacione të përbashkëta që adresojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Çuçi tha se niveli i besimit mes dy palëve kur vjen puna te bashkëpunimi policor është në nivelet më të larta.

“Me Ministrin e Brendshëm biseduam për sfidat e përbashkëta që kemi në lidhje me funksionimin e bashkive apo qeverisjes vendore në secilën nga vendet tona.

Gjithashtu ramë dakord që strukturat përkatëse të ministrive bashkë me strukturat e bashkive kufitare me Greqinë të bashkëpunojnë për të përfituar nga programet e financuara nga BE”, thotë ministri Çuçi.

Ndërkohë që Ministri i Brendshëm i Shqipërisë pati gjithashtu edhe një takim me kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili tregoi ndër të tjera edhe përpjekjet që po bën për hapjen e një qendre kulturore shqiptare në kryeqytetin grek.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME