Categories Lajme

VIDEO/ Momenti kur rusët vrasin një çiklist të pafajshëm në rrugët e Bucha-s

Pamje të tjera janë publikuar nga masakrat e zhvilluara ditët e fundit në Bucha. Një video e publikuar në rrjete sociale tregon momentin kur një person që po lëvizte me biçiklete sulmohet nga një tank rus.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në momentin që çiklisti kthehet në të majtë, tanku rus shkrep disa plumba të kalibrit të madh. E një mjet tjetër i blinduar shihet sesi e ndihmon tankun duke shtënë edhe ai në drejtim të çiklistit, pranë të cilit ngrihet një re tymi.

Videoja është realizuar nga ajri nga forcat ukrainase gjatë fundit të shkurtit, kur forcat ruse mbanin akoma nën kontroll qytetin Bucha.

Ndërkohë thuhet se kufoma e civilit pranë biçikletës është filmuar edhe nga reporterët e huaja.

Kufoma me këmbë pothuajse plotësisht të dëmtuar, qëndron shtrirë pranë një shtylle që është shembur si pasojë e predhave të shkrepura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME