Categories Lajme

Çuçi në Ishëm: Rindërtimi fillon me institucionet shëndetësore dhe arsimore

Minsitri i Bujqësisë, njëheraz drejtus i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqsive Bledi Çuçi ishte në Ishëm të Durrësit, kësaj radhe për të parë nga afër insitucionet arsimore dhe shëndetësore të zonës që janë dëmtuar.

“Ne do ta fillojmë rindërtimin me institucionet shkollore dhe shëndetësore”. “Kjo është një nga shkollat më të dëmtuara, të cilën ekspertët e kanë nxjerrë jashtë funksionit. Do të prishet tërësisht për të ndërtuar një të re sepse kjo ka goditje në strukturë. Për nxënësit janë marrë masa me transport të siguruar të shkojnë në shkollën e Lalzit. Ndërsa për nxënësit e ciklit të ulët do të sistemohen tek ambientet e xhamisë, e cila është e sigurt. Ne do ta fillojmë rindërtimin me institucionet shkollore dhe shëndetësore”.

Ndërkohë në Ishëm ka nisur aktualisht ndërtimi i zyrave të reja të njësisë administrative, në mënyrë që banorëve të mos u mungojnë shërbimet e ndryshme nga qeverisja vendore. Punimet po shkojnë drejt përfundimit për 6 zyra të reja të nevojshme për të funksionuar ky institucion.

“Çdo gjë këtu është nën kontroll përsa i përket njohjes së problemeve dhe nevojave ku i kemi. Mbetet problem dinamik zëvendësimi i çadrave verore me çadra dimërore. Por janë duke ardhur pjesë të tjera të çadrave dimërore. Këtu shumica e banorëve kanë zgjedhur të qëndrojnë nëpër çadra pranë banesave të tyre sepse kuptohet që kanë edhe bagëtitë”.

Më tej Çuçi zhvilloi një vizitë në kabinat ku është vendosur përkohësisht qendra shëndetësore duke siguruar se shërbimi nga personeli mjekësor nuk është ndërprerë në këtë fshat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME