Categories Lajme

Çuçi: S’ka më gjej shesh të lirë e zapto/ Rinis me dorë të hekurt aksioni për shembjet në bregdet

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi me anë të një statusi në Facebook bën me dije se do të rifillojë me dorë të hekurt aksioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje në zonat bregdetare. Çuçi thotë se fillimisht do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare të vendit.

“Rifillojmë sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje apo në tejkalim flagrant të lejes së ndërtimit. Ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik.

Si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare dhe në çdo zonë tjetër të Shqipërisë ku është ndërtuar pa leje.

E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris, ky nuk është thjesht dhe vetëm një aksion, por një punë e vazhdueshme e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit për kontrollin e çdo metër katror të territorit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush,” shkruan Çuçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME