Categories Sport

Çudia në Francë, shpallet kampion me vetëm një minutë lojë

Ligue 1 tashmë i ka dhënë verdiktet e saj, edhe pse nuk i ka shvilluar të gjitha ndeshjet për shkak të Koronavirusit. Vendimi për të ndaluar kampionatin përfundimisht për shkak të pandemisë i dha mundësinë PSG të festojë disa javë më parë titullin e kampionit. Mes atyre që “do të mburren” me këtë titull ka edhe nga ata që në realitet nuk e kanë prekur Ligën 1 këtë sezon në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, siç është Jesé Rodriguez, përcjell SS.

Ish “xhevahiri” i Real Madridit, i cili në vitin 2016 u transferua në PSG, ku kurrë nuk arriti ta tregonte veten (në katër sezonet e fundit ai ka shëtitur Europën i huazuar), gjatë të kampionatit të fundit luajti në vetëm një takim. Ai u aktivizua në minutën e 90-të një sfide të vlefshme për javën e katërt, e fituar nga parizienët 2-0 në shtëpinë e Metz. Kaq i mjaftoi që ai ta ketë emrin mes kampionëve Francës.

Rregullat e LFP-së “Ligue de Football Professionnel) në fakt përcaktojnë se çdo lojtar i skuadrës që ka luajtur për të paktën 1 minutë, duhet në të gjitha aspektet të konsiderohet kampion. Dy ditë pas atij aktivizimi “flash”, Jesé u transferua në huazim te Sportingu i Lisbonës, klub me të cilin ai mbylli marrëdhëniet e tij më 23 mars.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME