Categories Lajme

‘Daily Mail’ për reperët shqiptarë: Të lidhur me bandat kriminale, këngët “karrem” për të tërhequr të rinjtë drejt Anglisë

Shqiptarët prej kohësh janë kthyer në kryefjalë të mediave britanike, për shkak të numrit të madh të emigrantëve të paligjshëm, që tentojnë të hynë në ishull.

Së fundmi, “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull edhe artistëve shqiptarë, të cilët promovojnë dhunën,  drogën dhe krimin në këngët e tyre.

Prestigjozja britanike raporton se reperët gangesterë shqiptarë kanë xhiruar një videoklip me automjete ushtarake të pajisura me mitralozë të rëndë rreth një banese britanike, për një këngë që lavdëronte krimin dhe dhunën e drogës.

Grupi në fjalë është Hellbanians, duke xhiruar videon e këngës së sapo publikuar, “Poppin Smoke”, ndërsa reperët përshkruhen si “burra të frikshëm e të maskuar si danditë.

“Daily Mail” hedh dyshime se grupi muzikor është i lidhur dhe me një bandë kriminale, që sipas tyre vepron në Londër me të njëjtin emër.

“Ata kanë të njëjtin emër si një bandë e dhunshme e tregtarëve shqiptarë të drogës që ka terrorizuar zonën prej vitesh.  Dyshohet se videot, me reperët me bazë në Barking, Ervin Selita, që aktualisht besohet se është në burg në Shqipëri në pritje të gjykimit për një vepër të dyshuar me armë zjarri, dhe Fatjon Dibra – po inkurajojnë të tjerët në Shqipëri të hyjnë ilegalisht në MB për t’u bashkuar me bandat kriminale.”- thuhet në artikull.

Nga ana tjetër, citohet dhe raportimi i gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliut, i cili tregon se kjo këngë lavdëron dhunën dhe drogën.

“Këto këngë janë duke lavdëruar dhunën dhe drogën dhe tregojnë një mënyrë jetese luksoze,” tha Muhamed Veliu i stacionit televiziv shqiptar Top Channel.

“Të rinjtë i shikojnë këto video dhe duan të transferohen në Britani për të shijuar këtë pasuri. Ato ndihmojnë në tërheqjen e më shumë rekrutëve për bosët e bandave.’-thuhet më tej në artikull.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME