Analiza për të vërtetuar nëse kryebashkiaku i Bulqizës, Lefeter Alla kishte konsumuar kokainë apo jo, ka rezultuar negative. Kjo është përgjigja e dhënë pas denoncimit në media të një video ku dyshohej se Lefter Alla ishte duke konsumuar kokainë.
Për ngjarjen në fjalë nisi një hetim nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila ndër të tjera kërkoi dhe analizat e gjakut të kryebashkiakut. Tashmë nuk dihet se si do të veprohet nga SPAK për këtë rast, pasi opozita ka kërkuar largimin e kryebashkiakut të Bulqizës.
