Categories Lajme

Dalin pamjet e qelive ku do të izolohen “peshqit e mëdhenj” (Foto)

Burgu i Peqinit dhe instucioni i barazvlefshëm me të, “313”-ta në Tiranë, do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizatave kriminale, të cilët kanë mundur që edhe nga qelitë të drejtojnë veprimtarinë e trafikut të drogës, të prostitucionit, apo të përfshihen në krime të tjera të rënda.

Në një intervistë të dhënë për televizionin informativ “Report Tv”, kreu i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili ka bëre me dije disa detaje lidhur me aplikimin e “41 bis”, ligjin e regjimit të posaçëm të sigurisë adaptuar nga modeli italian.

Ismaili është shprehur se regjimi i birucës me siguri të veçantë pritet të vihet në zbatim së shpejti. Në pritje të këtij “start”-i, Ismaili vëren se në harkun e rreth 20 vjetëve (1998-2019), ndonëse nga legjislacioni ynë parashikohej izolimi i të dënuarëv e që shklenin rregullat e burgjeve, ato masa sanksionuese nuk janë ndërmarrë, edhe pse në institucionet e vuajtjes së dënimit janë përdorur telefona, është futur drogë apo janë shkelur rregullat në këto institucione. Me nënshkrimin e Ismailit, sot në regjime izolimi janë 30 të burgosur dhe të paraburgosur.

Foto nga brenda qelisë së burgut:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME