Categories Bota

Studim: Ekstremizmi vjen prej mërzisë

Ekstremizmi është fenomen global. Politologë dhe analistë të ndryshëm kanë harxhuar lumenj me bojë shkrimi për të analizuar fenomenin e ekstremizmit në politikë. Por tani, shkencëtarët bëjnë publik edhe një tjetër faktor kureshtar, që duhet me patjetër të merret në konsideratë. Ajo është mërzia.

Ai që mërzitet lehtësisht, me sa duket, ka për tendencë që ta lërë veten të shkojë drejt ekstremeve, nga ana e djathtë apo e majtë kudo qofshin. Ky është përfundimi që kanë arritur kërkuesit e “King’s College” të Londrës, në Universitetin e Limerick-ut të Irlandës.

Sa vëzhgues je?

Pikë së pari, ata kanë bërë një eksperiment me 97 persona, që duhej që të tregonin nëse e konsideronin veten konservatorë apo liberalë. Të gjithëve iu dha një detyrë: të rishkruanin fragmente shkrimesh të lodhshme, të cilët bënin fjalë për përgatitjen e çimentos. Disa duhet që të kopjonin vetëm dy paragrafë, e disa të tjerë dhjetëra. Më pas, pjesëmarrësve iu kërkua që të përshkruanin sërish orientimin e tyre politik, por këtë herë në një shkallë që shkonte nga 1 (shumë progresive) në 7 (shumë konservatore). Rezultati: Ai që ishte mërzitur më pak u pozicionua si më i moderuar, kurse ai që e përjetoi këtë përvojë me acarim rezultoi më ekstremist. Kjo ishte e vlefshme si për ata me prirje të majta, ashtu edhe për ata me prirje të djathta.

Më jepni një domethënie.

Përveç eksperimentit, kërkuesit ndërmorën edhe dy hetime të tjera. Nga kjo rezultoi se personat që mërziten më lehtë kanë për tendencë që të mbështesin pozicione politike më ekstreme. Gjithashtu, mërzia lidhet me kërkimin për një domethënie të jetës. E këtë domethënie e ofrojnë, pikërisht, ideologjitë më radikale, mundësia për të shprehur zhurmshëm idetë ose të bërit pjesë në një grup politik. Studiuesi Eric Igou, i Universitetit të Limerick-ut, sqaron mekanizmin psikologjik që në gjenezë. “Ndihet nevoja për të kundërshtuar përvojën ekzistenciale negative të mërzisë me ideologji që duket se i japin jetë një ëndrre”. Ndoshta, kur dikush ju ulërin para fytyrës idetë, ndodh sepse nuk ka ndonjë gjë tjetër më të mirë për të bërë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME