Categories Lajme

Dalin të tjera detaje nga ngjarja në “Astir”, njëra prej të plagosurave shtatzënë

Dalin të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë mesnatës në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku ashensori i një pallati u shkëput duke plagosur për pasojë dy gra.

“News 24” raporton se aksidenti ka ndodhur në kompleksin “Fratari”. Pas verifikimeve të policisë rezulton se banorët e pallatit të përfaqësuar nga administratori nuk kanë firmosur kontratë mirëmbajtje dhe kolaudimi për ashensorin dhe kavot dhe nuk janë ndërruar që kur ai është montuar.

Një tjetër detaj i rëndë është fakti që ashensori rezulton të jetë i pacertifikuar nga Inspektoratit Shtetëror teknik, ISHT.

Momentalisht ndodhet një prej grave, 30-vjeçarja me inicialet M.S., ka pësuar traumë në pjesën e kofshëve, por gjendja e saj është e qëndrueshme. Ndërsa e plagosura tjetër, shtetasja me inicialet M. Q, e cila ishte dhe shtatzëne, pasi ka marrë mjekim, është larguar për në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore. Në ashensor ndodheshin në momentin e aksidentit 4 persona, por fatmirësisht nuk ndodhi një ngjarje me përmasa tragjike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME