Categories Lajme

Dalin VIDEOT/ Ja si policia dhunoi djalin e ish – deputetit Baçi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar të tjera pamje nga ndalimi dhe dhunimi i djalit të ish – deputetit demokrat Luan Baçi. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Zhupa ndan edhe detajet e  ngjarjes.

Zhupa shkruan se kryetarin e PD-së në Fier, Luan Baçi e lajmëruan qytetarët për faktin se po dhunoheshin nga policia, ndaj edhe ai shkoi së bashku me djalin në vendin e ngjarjes.  Sipas zëdhënëses së PD-së, Bruno (djali i Baçit) po filmonte dhunën ndaj qytetarëve ndaj edhe ra viktimë e dhunës së policisë.

Ja postimi i plotë dhe videot e publikuara

Videot e dhunes policore te paprecedente dhe te paligjshme ndaj qytetareve te Fierit qe kishin marr pjese ne proteste.

Kryetarin e PD Fier Luan Baçi e lajmeruan qytetaret me telefon qe po dhunoheshin nga policia dhe ai bashke me djalin shkuan ne vendin e ngjarjes. Djali Bruno filloj te filmonte per te dokumentuar te verteten, pikerisht dhunen e policise ndaj qytetareve dhe ne kete moment ra vete viktime e dhunes se tyre.

Ne video e pare shikohet momenti kur Bruno Baçi, djali i kryetarit i PD Fier dhe ish deputeti Luan Baçi, del per te filmuar dhunen dhe nje polic i maskuar i sulet, e sulmon fizikisht edhe pastaj e arrestojne pasi e dhunuan. E papranueshme edhe jo ligjore.

Protestat do vazhdojne edhe me te fuqishme! Fieri dhe gjithe Shqiperia nuk ndalet nga hakmarrja primitive e nje kryeministri ne panik dhe te ikur!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME