Categories Kuriozitete

Dasma më e çuditshme në botë: Pa çiftin, dasmorët festojnë në livestream

Martesat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç planifikohen, por teksa shpërthimi i koronavirusit vazhdon të rritet, një dasëm u zhvillua pa praninë e dhëndrit dhe nuses. Çifti nga Singapori, Joseph Yew dhe Kang Ting, u rikthyen nga një udhëtim në Kinë, pak ditë para martesës së tyre. Kur të ftuarit shprehën shqetësime për pjesëmarrjen, çifti gjeti një mënyrë për t’i qetësuar.

Vetë çifit nuk mori pjesë në dasëm, por nëpërmjet një komunikimi direkt me video përshëndetën të ftuarit dhe mbajtën një fjalim, shkruan BBC. Koronavirusi ka marrë jetën e 550 personave në Kinë dhe është përhapur në rreth 25 shtete.

Singapori ka raportuar 28 raste me inkefsion të koronavirusit, duke qenë shteti me rastet më të shumta të infektimit pas Kinës dhe Japonisë. Më 24 Janar, Z. Yew dhe Znj Kang, e cila është nga provinca Hunan, u nisën për të kaluar Vitin e Ri Lunar me familjen e saj në Kinë.

Provinca e Hunan është shumë afër provincës Hubei, nga ku shpërtheu koronavirusi.

Ata u kthyen më 30 janar, me dasmën e tyre që do të zhvillohej më 2 shkurt në hotelin M në Singaporin qendror. Ata u martuan në Kinë në tetor, por kjo martesë e dytë u mbajt për të gjithë familjen dhe miqtë e Z. Yew që nuk ishin në Kinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME