Categories Showbiz

David dhe Victoria Beckham e kanë kaluar covid në mars, po pse e mbajtën të fshehtë?

David dhe Victoria Beckham kanë zbuluar se e kanë kaluar që në muajin mars koronavirusin, kur përhapja e tij në të gjithë botën sapo kishte filluar. Thuhet se çifti është infektuar gjatë udhëtimit në SHBA në fillim të marsit. Në atë kohë, ata bënë shumë udhëtime së bashku me stafin dhe familjen për dy javë nëpër botë dhe për këtë arsye kishin frikë se mos bëheshin “super shpërndarës”. Ata udhëtuan nga Los Angeles në Londër, Cotswolds, Miami dhe pastaj u kthyen në Cotswolds.

Çifti udhëtuan nga Los Angeles për në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar ditëlindjen e 21-të të Brooklyn më 4 mars, para se të ktheheshin në Amerikë më 11 mars. Në festën që kushtoi plot 100 mijë paund morën pjesë edhe e fejuara Brooklyn, Nicola Peltz, Emma Bunton, miqtë e çiftit Gordon dhe Tana Ramsay, së bashku me Hollyn, vajzën e tyre, si edhe reperi Stormzy.

Rreth datës 19 mars, çifti Beckham vuri re disa simptoma të koronavirusit. Ata më pas u izoluan për një periudhë dyjavore. Siç shkruajnë mediat britanike, Victoria përjetoi “me të vërtetë panik” dhe e detyroi familjen të rrinte më shumë në karantinë se periudha e këshilluar.

Sipas një burimi të afërt me familjen, “ajo ishte plotësisht e bindur se ata mund të ishin super shpërndarës dhe bëri gjithçka që mundi për të minimizuar të gjithë rrezikun në të ardhmen”. Pas rikuperimit nga Covid-19, Victoria dhe David bënë disa teste për t’u siguruar që nuk kishin më virus, përpara se të niseshin për pushime në Greqi dhe Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME