Categories Bota

Rusia nis shpërndarjen civile të vaksinës për koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Rusi tha se grupi i parë i vaksinës ruse Sputnik V COVID-19 është lëshuar për shpërndarje civile. Ministria tha se grupi i parë i vaksinës, i zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamaleya, me seli në Moskë, i ka kaluar të gjitha testet e nevojshme të cilësisë dhe se dërgesat në rajonet ruse do të fillojnë në të ardhmen e afërt.

Ministria po ashtu tha se një fushatë masive për vaksinim kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi i ri, do të nisë muajin tjetër. Pavarësisht nga mungesa e të dhënave publike, Rusia e miratoi vaksinën për përdorim të brendshëm më 11 gusht.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha atëbotë se vaksina siguron “imunitet të qëndrueshëm” dhe se një nga vajzat e tij është vaksinuar. Kjo ka ngritur shqetësime në mesin e disa shkencëtarëve, të cilët kanë thënë se Rusia po nxiton të nxjerrë vaksinën pa i kaluar testet rigoroze shkencore që kërkohen për ilaçe të tilla.

Qendra Gamaleya dhe kompania farmaceutike Binnopharm kanë filluar prodhimin e vaksinës më 15 gusht. Autoritetet ruse kanë thënë se presin që brenda një viti të prodhohet numri i nevojshëm i vaksinave për të mbuluar gjithë popullsinë e Rusisë. Rusia ka regjistruar mbi 1 milion raste me koronavirus dhe afro 18,000 viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME