Categories Teknologji

Defekti i Instagramit fsheh pëlqimet nëpër postime të përdoruesve

Një defekt në Instagram ka fshehur pëlqimet për disa prej përdoruesve të tij, pasi kompania aksidentalisht kishte tejzgjatur një testim të veçorisë së re. “Kemi qenë duke e testuar një veçori të fshehjes së pëlqimeve nëpër postime.

Jo qëllimisht kemi shtuar më shumë njerëz në testime, që ishte një defekt – jemi duke përmirësuar gabimin dhe po mundohemi të kthejmë pëlqimet sa më shpejt që të jetë e mundshme”, ka thënë një zëdhënës i rrjetit social për CNN. Shumë përdorues kanë raportuar ndryshimin në profilet e tyre, me numrat e pëlqimeve që ishin zëvendësuar me frazën “të tjerë”.

Instagrami kishte kryer testime qe disa vjet. Kompania kishte njoftuar se do të nisë me heqjen e numrit të pëlqimeve për një numër të përdoruesve në Kanada, por s’ishin dhënë detaje se kur pritet që kjo veçori të dalë për gjithë botën. Përderisa ndjekësit s’do të mund të shohin shifrën totale të pëlqimeve në një post, ai që ka bërë postimin mundet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME