Categories Lajme

“Dëgjuam ulërima”/ Dëshmitarët rrëfejnë momentin e vrasjes së vajzës ganeze, teksa autori ‘fluturoi’ nga kati i shtatë: Një person i tretë doli nga dhoma

V rasja e Jawsackie Jaboah nga 31-vjeçari Klinton Pira, që më pas vrau veten, tronditi kryeqytetin, mbrëmjen e 1 tetorit. Klintoni e priti partneren e tij, që mbërriti në aeroportin e Rinasit nga Franca dhe bashkë shkuan në një hyrje me qira ditore në Tiranë. Mili, siç njihej ndryshe vajza ganeze kishte ardhur për t’u çmalllur me Klintonin, por ky i fundit i mori jetën. 31-vjeçari e qëlloi disa herë me thikë të renë dhe vetë u hodh nga kati i shtatë i banesës.

Dëshmitarët kanë rrëfyer në polici, t merrin që kanë parë me sy. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha del dhe një person i tretë, që dyshohet se ka hyrë në dhomë, kur çifti po konfliktohej.

Mili kishte rezervuar dhomën me qira ditore ‘online’. Personi i agjencisë i ka pritur pas pallatit. Sipas tij, çifti ka qenë i shoqëruar nga persona të tjera, një grua në moshë të madhe, që thotë se ka qenë e ëma e Klintonit dhe një djalë tjetër, rreth të tridhjetave. Kur janë takuar me dëshmitarët, janë ndarë nga familjarët dhe kanë shkuar drejt hotelit. Janë akomoduar në një hyrje në kat të shtatë të pallatit. Ai ka rrëfyer në gjykatë se të dy personat “ishin të sjellshëm, të komunikueshëm dhe të qetë. Për sa kohë kam qenë me ta, ai thotë se nuk ka parë asnjë shenjë nervozizmi dhe më pas është larguar.

Një banor i pallatit, që ndodhet pas shkollës “Pjetër Budi”. Ai thotë se ka qenë bashkë me gruan, kur dëgjuan zhurma në katin e banesës ku jetonin. “Ishin zëra të hollë, si zëra fëmijësh. Ishte zëri i një femre që ulëriste dhe doli në korridor. Sa më shumë zbriste shkallët, aq më mbytëse bëhej ulërima e saj”.

Gruaja e tij ka, shtetësja me iniciale M.R. ka treguar se ka parë nga syri i derës dhe ka dalluar një mashkull me bluzë të bardhë që po zbriste shkallët. Pastaj, shton se erdhi një burrë tjetër, por nuk është e sigurt se bëhet fjalë për të njëjtin person.

Më tej, shtetasi me iniciale M.Sh. rrëfen se kur ka dalë nga banesa për të pirë kafe, ka parë që gjithë korridori i katit të shtatë ishte i mbuluar me gjak, ndërsa kur ka zbritur poshtë ka parë trupin e pajetë të Klintonit. Një parukiere ka dëshmuar se ka parë një vajzë “të huaj, të bukur, me flokët me rrica, që shoqërohej nga dy meshkuj të bardhë dhe po trajtoheshin nga rruga ‘Muhamet Gjollesha’, në krahun tjetër të vendit u ndodhi ngjarja”.

Nëna e së ndjerës tregoi një ditë më parë në një lidhje telefonike për “Shqipëria live” dhe vajza e saj dhe Klintoni shkonin shumë mirë me njëri-tjetri dhe u t rondit nga lajmi. Ajo foli vetëm për një debat në “Facebook” dhe se Mili ishte nisur gjithë qejf drejt Shqipërisë për të takuar partnerin dhe familjen e tij. Arsyen se përse e kthyen historinë e dashurisë në një k rim m akabër mbeten të paqarta. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME