Categories Lajme

Deklarata e Presidentit Meta: Një ditë parlamenti do të shpërndahet

Presidenti Ilir Meta ka folur për shpërndarjen e Parlamentit, duke thënë se një ditë kjo gjë do të ndodhë. Kreu i Shtetit tha se vetë deputetët duhet ta kuptojnë që duhet të shkojnë të votohen. ” Jemi në një moment kritik dhe ajo  që me shqetëson nuk është kjo përplasje. Këtu është problemi se po humbasim kaq kohë. Ky parlament është vetëshpërndar me kohë.

Parlamenti një ditë do të shpërndahet, puna është se ky parlament kot sa rri dhe një ditë më shumë me këtë mënyrë si sillet.  Parlamenti me dekret të presidentit shpërndahet. Duhet ta kuptojnë vetë ata që duhet të shkojnë të votohen.  Unë jam i bindur se vetë deputetët socialiste e kuptojnë që mënyrën si ka vajture parlamenti shumë figura janë zhvlerësuar. E  mira është të thonë vetë ata hajde të shkojmë të votohemi të gjithë, parlamenti, pushteti lokal dhe Presidenti”, tha Meta në emisionin Open.

Kreu i shtetit tha se ka ardhur koha e referendumeve, pasi në Shqipëri nuk funksionon dialogu politik. “Ka ardhur koha e referendumeve. Unë do të punoj që shqiptarët të shprehen me referendume sepse në Shqipëri është shumë e vështirë të funksionojë dialogu politik. Këtu kemi lidera që kanë pasion të mos mbajnë përgjegjësi për ato që bëjnë”, deklaroi kreu i shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME