Categories Lajme

“Deklaroi shifra të pavërteta për vaksinën e gripit”, vjen përgjigja e Urdhrit të Farmasitëve: I qendrojmë deklaratës, të na tregojnë ne dhe popullatës ku janë

Mungesa e barnave antivirale dhe vaksinave të gripit në këtë peiriudhë, ka përplasur institucionin e Agjencisë Kombëtare të Barnave me Urdhrin e Farmacistëve.

Gjatë një takimi më kreun e PD-së, Lulzim Bashën, Urdhri i Farmacistëve ngriti shqetësimin për mungesën e vaksinave të gripit, duke theksuar se 9500 vaksina antigrip janë pajisur me autorizim për tregun e hapur.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i AKBPM, të cilët hidhnin poshtë këtë deklaratë duke theksuar se është e pavërtetë dhe se deri më tani janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Urdhrit të Farmacistëve, të cilët i qendrojnë deklaratës së tyre, duke shtuar se janë të pavërteta shifrat që deklaron Agjencia dhe madje ato sfidojnë institucionin që t’ua tregoj popullatës se ku janë.

“Në përgjigje të reagimit të AKBPM, mbi takimin dhe temat e diskutuara me kryetarin e Partisë Demokratike, Z Lulzim Basha, sqarojmë si më poshtë:

Urdhri i Farmacistëve është ent publik i pavarur, qëllim dhe mision parësor ka shëndetin e popullatës.

Urdhri i Farmacistëve nuk i kërkon leje Agjencise dhe askujt për takimet dhe aktivitetet që zhvillon, Urdhri është i hapur dhe i gatshëm të takojë e të informoje mbi problematikat e sistemit farmaceutik, cdo institucion apo individë, qofshin këta edhe drejtues partish apo organizatash.

Koha ka treguar se Urdhri i Farmacistëve nuk përdoret dhe nuk bëhet fasadë e askujt.

Në lidhje me cështjen e vaksinave të gripit, Urdhri i qëndron deklaratës së bërë se vetëm 9500 vaksina janë pajisur me autorizim për tregun e hapur.

Të PAVËRTETA janë shifrat që Agjencia deklaron, jo vetëm se në të njëjtën deklaratë një herë thonë që deri tani janë importuar 34500 dhe  një herë thonë që në shtator janë importuar 70000 vaksina, por se E VËRTETA ËSHTË SE NË TREG VAKSINA NUK KA.

Nëse ka, Agjencia të na tregoje ne dhe popullatës se ku janë.

Urdhri i Farmacistëve, është i gatshtshëm që të debatojë institucionisht dhe publikisht, kurdo dhe kudo, me AKBPM dhe me çdo institucion tjetër, mbi të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me barnat dhe shërbinin farmaceutik.”– shkruhet në deklartën e Urdhrit të Farmacistëve. (M.Q/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME