Vijnë tre golat e parë të mbrëmjes në Champions League. Barcelona po përballet në “Camp Nou” me një Dynamo Kyiv të gjymtuar nga dëmtimet dhe pandemia.
Rezistenca ukrainase ka zgjatur vetëm pesë minuta. Leo Messi u frenua në mënyrë të parregullt dhe penallti për katalanasit. “Pleshti” nuk gaboi dhe nisi festën me shokët e skuadrës.
Në avantazh edhe PSG dhe Juventusi i Pirlos. Nënkampionët e Evropës kanë zhbllokuar në minutën e gjashtë sfidën në Gjermani përballë Leipzig të Nagelsmann.
Gafë e Upamecanos, asist i Moise Kean dhe finalizim i Angel Di Marias. Alvaro Morata po kalon një moment të mirë dhe sonte ka gjetur golin e radhës në Champions.
Juventusi po luan në Hungari me Ferencvarosin vendas (Myrto Uzuni ndodhet në stol). Minuta e shtatë, dalje e mirë e Cuadrados në krahun e djathtë, top në zonë dhe finalizim i sulmuesit spanjoll për avantazhin italian. /abcnews.al
