Categories Kuriozitete

Del në ankand kopja e Mona Lizës – Vlerësohet se vlen 90 mijë dollarë

Një kopje e pikturës më të famshme në Botë, Mona Lizës, do të dalë në shitje në ankand dhe vlerësohet të shitet mes 70 mijë dhe 90 mijë eurove. Pa diskutim që për një fans të kësaj pikture, çmimi i kopjes është shumë herë më i lirë për xhepat se sa origjinali, dhe për këtë pritet që interesi në ankandin e datës 19 Nëntor të jetë mjaft i lartë. Piktura është bërë rreth 100 vite pasi Leonardo Da Vinci pikturoi buzëqeshjen ikonë.

Pronari aktual i pikturës, Wim Delvoye e ka blerë atë në vitin 2010 për shifrën e 35 mijë dollarëve. Kopja ndryshon nga origjinali vetëm në përmasa, pasi ka një diferencë të vogël, dhe në vizat anash saj. Ky version është një prej rreth 150 kopjeve të pikturës së famshme që janë bërë mes shekujve të 16-të dhe të 19-të. Interesi për Mona Lizën është gjithmonë i lartë nga publiku, ashtu si për çdo vepër të Leonardo da Vincit.

Të paktën në këto raste, kur në ankand del një kopje e saj, ndryshe nga origjinali, vizitorët kanë mundësinë t`i afrohen pikturës. Një tjetër kopje e Mona Lizës u shit në ankand për 1.6 milionë dollarë në Janar në New York, nga 120 mijë dollarë që vlerësohej se do të shitej. Edhe ankandi i 19 Nëntorit mund të përfundojë i tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Maj 2024

DASHI Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME