Categories Lajme

Del pamje e vajzës, ja pse e kishin fshehur në vendin e gomës rezervë

Ditë më parë u raportua se autoritetet serbe në Merdare kishin ndaluar një vozitës kosovarë i cili në bagazh kishte fshehur një vajzë të moshës 9 vjeçare.

Vajza ishte fshehur në gomën rezervë, siç shihet në foto. Mediat serbe raportohej se vetura ku po fshihej 9 vjeçarja ishte me targa të Gjermanisë. Vetura po drejtohej nga një burrë 42 vjeçar që po shoqërohej nga djali i tij 17 vjeç.

Gjatë inspektimit të rregullt, ata thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar, por oficerët doganorë gjetën një vajzë nëntë vjeçare shqiptare të fshehur te vendi për gomën rezervë. Më pas policia gjeti në veturë dokumentet e vajzës, e cila është nga Podujeva.

hoferi i veturës i ka thënë autoriteteve serbe se fëmija ishte i motrës së tij, e cila jeton në Gjermani, dhe ajo derisa po luante aksidentalisht ishte fshehur në bagazh. Vajza sipas autoriteteve serbe është marr nga punëtorët e Qendrës për Punë Sociale në Prokuplje. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

9 vjeçare ishte nisur në Gjermani për t’u bashkuar me nënë e saj.  Vajza kishte katër vite që po tentonte të siguronte dokumentet por të gjitha tentimet kishin dështuar./Indeksonline/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME