Categories Lajme

Kufo ma e gjetur në Durrës, ekspertët në vështirësi për identifikimin

Vijon të jetë ende i paidetifikuar kufoma e gjetur një ditë më parë në Durrës , ku rrjeta e një anije peshkimi kapi trupin e pa jetë të një mashkulli. Një ditë pas kësaj ngjarje, mësohet se ekspertët e e qytetit bregdetar në bashkëpunim me prokurorinë po kryejnë të gjitha veprimet sipas procedurës ligjore për të bërë të mundur identifikimin.

Dyshimet e para u ishin për një vrasje, por burime nga grupi e eskpertëve kanë pohuar për RTV Ora se nga kqyrja e deritanishme nuk janë vënë re shenja plage me armë zjarri. Ndërkohë vijojnë ekzaminimet për të zbuluar shenja të veçanta sikurse janë dhëmbët apo shenja të tjera identifikuese.Gjithashtu dyshimet janë që viktima mund të jetë edhe shtetas i huaj që mund të jetë hedhur në det nga ndonjë anije. Trupi i pa jetë u zbulua të dielën, 18 gusht 2019, rreth 4 milje larg Durrësit, ku peshkarexha “Emiljano” dha sinjal në policinë kufitare të Durrësit pas evidentimit të kufomës. Viktima ishte e dekompozuar nga qëndrimi në ujë, ndërsa rrobat ishin të kalbura plotësisht.

Mësohet se kufoma do të dërgohet në morgun e Tiranës ku do të jetë në dispozicion të laboratorit shkencor për tu kryer analiza e ADN-së. Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore dyshohet se kufoma duhet të ketë më shumë se dy muaj në det.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME