Categories Lajme

“Në Sarandë vëllai i një Ministri po ndërton në pronën e një qytetari”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, akuzon qeverinë Rama se po tenton të grabisë çdo pronë publike apo private pa dokumentacion. Në një intervistë për RTV Ora, ai denoncoi rastin e një qytetari nga Shkodra, pronar i një toke në fshatin Vrinë të Sarandës, mbi pronën e të cilit vëllai i një Ministri të rëndësishëm të kabinetit Rama po ndërton një impiant frigoroferik.

Gurakuqi: Prej 7 vitesh e ka ndarë vendin në parcela bashkiake dhe secilën prej tyre ja ka dhënë një prej bejlerëve të tij të bindur për të grabitur çdo pronë publike pa dokumentacion. Dua të them që çdo copë toke në bashkinë e Shkodrës dhe qarkun e Shkodrës ka një pronësi. Për shkak të historisë së trazuar të Shqipërisë pronësia e zonave më të bukura alpine por edhe bregdetit që mbulon bashkia e Shkodrës, edhe pjesa breliqenore ka pronësi. Por për shkak të djegieve të arkivave, goditjes së sistemit juridik, faktit që ky vend nuk ka pasur një sistem të rregullt të regjistrimit të pronësive, një pjesë e madhe e këtyre pronave private nuk janë të dokumentuara dhe ky po tenton që çdo pronë në mal, liqen dhe bregdet ku nuk ka një regjsitrim ta kthejë në prona shtetërore dhe t’ja japë njerëzve që janë në mbështetje të tij.

Po e bën në alpet e Shqipërisë, po tenton dhe në pjesën e Hidrocentraleve që po ndërton në mënyrë të paligjshme.Ai tentonte dhe pa muaj këtu në detyrën ekzekutive për të ozurpuar prona që kanë pronar, por janë të paregjistruara dhe bëhet fjalë për prona që kushtojnë shumë, bregdeti Adriatik, pjesa bregliqenore dhe alpet.Gjej rastin ta denoncoj këtë përjekje.

Kam rastin e një qytetari nga Shkodra, pronar i Vrinës në Sarandë dhe aktualisht një prej vëllezërve të një Ministri të rëndësishëm po ndërton mbi pronën e tij një impinant frigoriferik, në tokën stërgjyshore të një qytetari të Shkodrës. Të njëjtat tentativa po bëhen dhe në Shkodër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME