Categories Lajme

Del tjetër video, si u eliminua biznesmeni australian në Greqi

Mediat greke kanë publikuar momentet e plota nga video e ekzekutimit të biznesmenit australian Janis Makris. 46-vjeçari u vra në rezidencën e tij në Athinë sapo kishte hyrë në makinë.

Një person iu afrua dhe e qëlloi disa herë me pistoletë nga xhami i anës së pasagjerit. Biznesmeni australian doli nga automjeti dhe tentoi të largohej. Por vrasësi iu afrua dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Atentati ndodhi mbrëmjen e 31 Tetorit në kryeqytetin grek. Sipas mediave greke, dyshohet se vrasësi ka qenë shqiptar, vrasës me pagesë.

Shtypi grek shkruan se 46-vjeçari Janis Makris njihej si bosi i mafias në Australi dhe ishte i përfshirë në trafiqe. Prej disa vitesh ai jetonte në Greqi dhe aty nuk rezultonte si person me precedent penal. Nga hetimet e policisë greke dyshohet se Makris mund të jetë vrarë si pasojë e përplasjes mes bandave të drogës në Athinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME