Categories Politike

”Delirant dhe megalloman”, Ylli Pango flet për Blendi Fevziun: I fut hundët kudo!

Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango, pas tërheqjes nga jeta politike, duket se është shndërruar në një kritik të fortë të emisioneve televizive. Me një shkrim të publikuar së fundi ai ka sulmuar ashpër gazetarin Blendi Fevziu, duke e quajtur atë të cekët dhe gjitholog. Pango thotë se Fevziu si një mësues gjeografie, fut hundët në çdo temë, duke zbehur zërin e ekspertëve.

Per emisionin OPINION: 

Eshte bere misherim i dekulturimit kombetar, cektesise se trajtimit te problemeve, apo trajtimit ne menyre fluturake. I keqmenaxhuar qe nga numri i madh i te ftuarve qe mezi u vjen rradha te flasin nen shkopin e dirigjentit te rrafshte ne çdo aspekt (dydimensional) e deri te te ftuarit e perhershem te emisioneve politike qe dihet c do flasin, e per ke do cicerojne; qe nga pseudospecialistet e deri te hundefutja kudo e Blendit te gjithanshem.

Edhe kur ka specialiste, lejohen te flasin shume pak apo nderpriten nga fjala a mendimi gjithezoterues i “mesuesit te gjeografise”me shkop, apo nga fakti se duhet te shfaqet tabela 16, kronika 35 apo mendimi numer 12 i Blendit te madh. Duket sikur mezi pret ta mbylle duke “ kaluar rradhen” edhe kete emision ndër te tjere, ushqim i perditshem pa shije tashme edhe per mediokrit, kollajllek i pulteve te lodhura te teleshikuesve dembelë.

Aty shqiptaret mesojne(çmesojne) per kulturen, artin, sportin, shkencen, historine e sidomos politiken a ngjarjet e dites, sigurisht me shume se nga te ftuarit, nga Blendi, specialisti me i mire i kultures, tifozi numer nje i kombetares, demokrati i pare rinor shqiptar, nuhatesi me i holle i politikes, dijetari mbi dijetarë, natyrisht ne nje rrafsh tejet te rrafshte. Aty mendohet se kane filluar e do fillojne pa perjashtim gjithe revolucionet, levizjet sociale, permbysjet e medha. Kujtoni si i udhehoqi ne studio edhe studentet protestues me megafon para ca javesh. 

P.S Ndonese jam ftuar por dhe sulmuar miqesisht ne Opinion nga ky i gjitheditur, ju lutem mos ma merrni per konflikt interesi. Nuk mund te mos e pershkruaja si psikolog objektivisht kete fenomen psikologjik shqiptar( e kam personazh dhe te libri “Psikoligji Shqiptare”). Nuk eshte thjesht analize quasipsikologjike. Problemi nuk eshte tek nje emision apo dy. Ky dhe ca te tjere prej vitesh kane prishur e po prishin apo po formesojne keq, çdo dite ne menyre sistematike shijet estetike, profesionale, kulturore te shqiptareve. Delir dhe megallomani e papare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME