Categories Lajme

Dëmet nga tërmeti, rikonstruksioni i fakultetit të gjeologjikut 2 mln euro

Dëmtimet që pësoi Fakulteti Gjeologjisë dhe Minierave ishin të rënda, duke u kthyer në simbolin e asaj çfarë shkaktoi tërmeti i së shtunës. Fotot dhe pamjet nga ky fakultet të shpërndara nga agjencia presigjoze Reuters ilustruan raportimet e mediave brotërore për atë që po ndodhte në Shqipëri. Kjo Është ajo çfarë duket nga jashtë godinës. Brenda saj dëmet janë shumë herë më të mëdha.Vasil Jorgji dekan i fakultetit të Fakulteti Gjeologjisë dhe Minierave përpara se të na tregojë dëmtimet e brendshme, na thotë se duhet të vendosim helmetat mbrojtëse, pasi në çdo moment mund të ketë, shembje të tjera të tavaneve.

“Kati që ka pësuar më shumë dëmtime nga përmbytja e brendshme është kati tretë i godinës ndërsa kati që ka pësuar më shumë dëmtime nga tërmeti i së shtunës është kati i parë poshtë. Dëmtimet nga tërmeti sipas ekspertëve nuk janë konstruktive pra nuk ka rrezik shembje, por ka nevoja ulëritëse për ndërhyrje rikonstruktuese. Çfarë shiu ka rënë mbrëmë jashtë ka hyrë brenda si pasojë e tavaneve të çara. Kati tretë është tërësisht jashtë funksionit. Po mundohemi të shpëtojmë katin e dytë ku laboratori është tërësisht i përmbytur nga uji” thotë dekani Jorgji për Top Channel.

Ekspertët thotë dekani Jorgji, panë dëmtimet si nga tërmeti dhe përmbytjet duke nisur nga çatia deri në kat të parë. “Konkluzionet përfundimtare janë duke i përpunuar, por njëri prej tyre më konfirmoi kati tretë është tërësisht i papërdorshëm” deklaroi ai.

Sa mund të përllogaritet dëmi?

“Dëmin se them dot unë megjithatë do ta thonë ekspertët. Ne kemi bërë një projekt rikonstruksioni që do të shkonte në 2 milion Euro”.

Na ndajnë gati dy javë nga nisja e vitit të ri akademik. Cili është mesazhi për studentët tuaj?

“Ne do ta fillojmë vitin akademik normalisht me dy turne tek godina tjetër me kushtin që të na krijohet mundësia e lirimit të mjedisit të katit të katërt nga shkolla e magjistraturës e cila ka zgjidhur problemet e saj”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME