Categories Kuriozitete

Dy nxënës nuk do të vijnë më në shkollë: Shkrimi prekës i mësuesit

Braktisja e Kosovës për një jetë më të mirë nëpër Europë ka rradhitur një të keqe tjetër të vendit te ne, në mesin e shumë të këqijave që sjellë kjo dukuri. Duke brakstisur Kosovën, po ulet numrin i nxënësve, dhe kjo normalisht që i prek mësuesit si këtë nga qyteti i Ferizajt, arsimtarin Zymer Haliti. Halitit ka shprehur shqetësimin e tij për këtë dukuri dhe njëherit ka treguar dhimbjen se si dy nxënës të tij ikën drejt Gjermanisë për një jetë më të mire dhe banka mbeti zbrazët.

Ai thotë se ndërsa mbanë mësimin bëri pyetjen e zakonshme nëse mungon ndonjë nxënës në orë mësimi dhe si nxënësit tjerë i treguan se si mungojnë vëlla e motër pasi kanë ikur nga Kosova. Arsimtari më tej tregon se si disa nxënës të tjerë i kanë thënë se do të shkojnë së shpejti edhe ata, ndërsa shtron pyetjen se çfarë po bën shteti për të parandaluar këtë dukuri.

Shkrimi i mësuesit nga Ferizaj:

DY NXËNËS S’DO TË VIJNË MA NË SHKOLLË ARSIMTAR…!

Ishte ditë e hënë,java e tretë e këtij shtatori.Si çdo ditë që shkoj në punë,si mësimdhënës i gjuhës shqipe…!Por,kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë,jo vetëm mua,por edhe kolegët tjerë. Sapo shkova në klasën e tetë,i përshëndeta të gjithë dhe u ula të shkruaj orën.Dikur i pyeta nxënësit kujdestarë.

-Kush mungon ? Ata pa një pa dy më thonë! Arsimtarë dy nxënës (vëlla e motër) s’ do të vijnë ma në shkollë…!Në fillim u habita,pa ditur arsyen !?Por,ata shpejt më treguan se këta dy nxënës kanë shkuar dje për Gjermani dhe s’do të jenë ma me ne,s’do të vijë ma në shkollë…Dy karrika edhe sot mbetën bosh…!Ka shkuar arsimtar edhe ajo..e së shpejti do të shkojnë edhe kjo,edhe ai…!

Çdo ditë po thuaj në Kosovë po boshatisën shkollat,fshatrat,qytetet duke u larguar familje e individ e duke shkuar apo ikur për në perendim..!? E udhëheqësit tanë çfarë bënë për këtë dukuri…!?

Zymer Haliti,arsimtar…!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME