Grupit të punës për verifikimin e dëmeve dhe emergjencave civile për vlerësimin e pasojave të tërmetit i është bashkuar ASHK Vlorë.
Puna drejtohet nga drejtoria Elona Hodaj, me suportin e strukturave lokale të Policisë së Durrësit. Objekt inspektimi ka qënë edhe pallati në Afërsi të portit të Durrësit, i cili rezultoi një nga objektet me më shumë dëmtime gjatë tërmetit.
Gjatë inspektimit inxhinierë të ASHK-së kanë vlerësuar se objekti nuk ka probleme të strukturës që mund të rrezikojnë banorët e tij. Nga ana teknike, inxhinirët kanë dalë në konkluzionin se shtesa anësore nuk ka dëmtime strukturore, fuga mes dy pallateve ishte ekzistuese që nga ndërtimi i shtesës i bërë në vitin 1996. Pa dëmtime në strukturën bazë të tij rezulton edhe pallati ( objekti bazë) ndërtuar në 1982.
Akt ekspertimi i këtij objekti u bë në bashkëpunim me specialist të Bashkisë së Durrësit. Drejtore e ASHK Vlore, Elona Hodaj tha se kjo situatë kërkonte reagim të shpejtë të të gjjtha strukturave shtetërore, ndaj bashkëpunimi ka qënë maksimal për të qënë pranë qytetarëve kudo ku ata janë prekur nga lëkundjet e tërmeteve të ditëve të fundit. Grupi punës do të qëndroj në terren deri në evidentimi e cdo objekt të prekur nga tërmeti.
